Festivali i RTSH, këtë vit me një formulë ndryshe

Postuar më 16:52 – 19 Dhjetor 2013 nga Flora Nikolla në Art, Kulture dhe Argetim

TIRANË, 19 Dhjetor/ATSH/.- Një javë nga ndan nga edicioni i 52 i Festivalit të Këngës në RTSH, eventi më i rëndësishmë muzikor që përzgjedh këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Formula e re e këtij viti parashikon që natën e parë të festivalit, 26 dhjetor, të prezantohen tetë këngë konkurente dhe tetë të tjerat natën e dytë.

Përgjatë dy netëve të para në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, “Big”, të cilët do të këndojnë duete me konkurentët e këtij viti, këngë të njohura të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së çka do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi.

Disa nga duetet jane Altin Goci me Edmond Mancakun dhe Entela Zhula, Flaka Krelani me Saimir Brahon, Rovena Dilo me Klodian Kacanin, Mira Konçi me Luiz Ejllin, Juliana Pasha me Marjeta Billon, Kastriot Tusha me Herciana Matmujën, Elton Deda me Rezarta Smajën, Kejsi Tola (fituese dhe perfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong), me Renis Gjokën etj.

Në festivalin e ketij viti konkurojne 16 kenge. Siç është bërë traditë e këtyre tre viteve të fundit secila prej këngëve konkuruese është e zbërthyer në partitura dhe interpretimi do të realizohet live, në shoqërinë e Orkestrës së RTSH-së. Gjatë dy netëve të para nuk do të ketë seleksionim dhe në natën e tretë të 16 këngët konkuruese do të ngjiten në skenë duke i dhënë kështu mundësi publikut të njohë akoma më mirë këngët dhe konkurentët e këtij viti.

Nën drejtimin e Enkel Demit, Klea Huted, Xhesika Berberit dhe Marinela Metës, sigurisht festivalit nuk do t’i mungojnë elementët e spektaklit. Të ftuarit specialë të këtij viti janë fituesja e Eurosong 2013, danezja Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, e cila fitoi Festivalin Europian të këtij viti me këngën “Only Teardrops” dhe Elhaida Dani fituese e “The Voice of Italy”.

Këtë vit drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët Artistikë janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikor është Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bida ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati./b.l/a.m

 

Burimi: http://www.ata.gov.al/festivali-i-rtsh-kete-vit-me-nje-formule-ndryshe-1266.html

Related posts