Shpallen 82 projekte fituese për Projekt-Propozime 2015 në Art dhe Kulturë nga MK

Shpallen 82 projekte fituese për Projekt-Propozime 2015 në Art dhe Kulturë nga MK

TIRANË, 12 Shkurt / ATSH – Pasi shpalli më  17 nëntor thirrjen për Projekt-Propozime 2015 në Art dhe Kulturë, thirrje kjo e cila u mbyll në datë 9 janar 2015, Ministria e Kulturës ka njoftuar së fundmi se Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 300 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi  82 projekte fituese.

“Në këtë thirrje për vitin 2015 është parë një interes në rritje i aplikantëve me propozime, ide dhe projekte  të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore” , thekson MK-ja.

Ndërkohë që Kolegjiumi i konsultuar  me ekspertë të  vlerësimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi fituese projekt-propozimet  që u përputhën me  kriteret  e shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime.

Projektet që shprehin Ide novatore,  qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, ato që garantojnin cilësi dhe profesionalizëm në realizim, mundësi për rritjen profesionale të artistit,  ato që sillnin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, që dëshmonin respektimin e të drejtës së autorit, duke veçuar edukimin përmes artit dhe kulturës, krijimtarinë artistike  dhe përkrahjen e të rinjve janë zgjedhur si projekte fituese.

Duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritja e audiencave, shtrirja gjeografike dhe kohore, si dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera, projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme nga Ministria e Kulturës, e cila do ti kontaktojë brenda 10 ditëve për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë që lista e plotë e projekteve të përzgjedhura, vijon si më poshtë”

Titulli i Projektit                  Gjinia, Forma e shprehjes                         Subjekti

 

4x4x4m2 (Kufizimi si liri) Teatër/ Dramaturgji/Shfaqje alternative Stefan Çapaliku
“Albamono” Teatër/Festival ndërkombëtar i monodramës Dhimitër Orgocka
Albania Dance Meeting Festival Kërcim/ Festival ndërkombëtar i dancit kontemporan Shoqata “Durrës Beauty”
“Arritën……ilirët” Teatër/Laborator eksperimental Genti Bejko / Albartist
“Art House” Art/Krijimtari/Edukim/Arti si eksperiencë dhe kërkim gjuhësor Adrian Paci
Artkontakt festival Art pamor/Festival artit bashkëkohor Art kontakt
Bunkerët e Shqipërisë Botim/Kërkim/Hulumtim Qendra Art Kulturë Integrim
Kritika dhe publicistika reaksionare Botim/Kritikë Agron Gjekmarkaj
Çmimet Kult Çmime /Art&kulturë Akademia Kult
Dea Open Air Film/Festival ndërkombëtar Multimedia Studio
Different Trains Festival Muzikë/Festival i muzikës së dhomës Different Trains
“Dikush që do të kujdeset për mua” Franc Mc Guinnes Teatër/Laborator eksperimental Esmeralda Stafa
“Dita zë fill” Film/Prodhim artistik, film me metrazh të gjatë Gentian Koçi
Doku TIFF Film/ Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar Albanian Art Institute
“Edhe unë mundem” Edukim/ Laborator teatror/Riaftësim me fëmijë me aftësi të kufizuara Emiljano Palali
Europa Kreative dhe industria audiovizuale, një input i ripër Shqipërinë Zgjerim audiencash/Zhvillim aftësive artistiko-kulturore/Zhvillim i industrisë audio-vizuale Instituti Adriapol
Ekspozitë me riprodhime të artefakteve
të muzeut të Durrësit për persona
me aftësi të veçanta shqisore
(të verbër)
Art figurativ/Riaftësim/Ekspozitë New Politics
Festival ndërkombëtar i akuarelit Arte pamore/Festival/Zhvillim audiencash Shoqata kulturore Vizart
“AniFest ROZAFA 2014″ Shkodër Filmi animuar/Edukim Shoqata Anifest
“Flauti magjik” Muzikë/Festival/Zhvillim audiencash me shkollat e mesme Klarineristët shqiptarë dhe improvizimi muzikor
“Butrint 2000” Teatër/ Festivali 13-të ndërkombëtar i teatrit Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë
Festivali i 53-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë Shkodër 2015 Muzikë/Festival për fëmijë Shoqata Shpirti Artistik i Shkodrës
Art- Im- Pulse Film/Festivali i filmit ballkanik dhe artit kulinar Art- Im- Pulse
Familja Durrazzo Dokumentar/ Histori Matilda Terpollari
Festivali i letërsisësë re ballkanike Letërsi/Autorë të rinj/Debat ballkanik Shtëpia botuese “Saras”
Festivali i veprave të ndaluara Edukim/Memoria kulturore tek të rinjtë Qendra URA
Festivali Multikulturor Art&Kulturë&Trashëgimi Njerëz dhe Ide
Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut në Shqipëri Filmi/Edukim me konceptet e të drejtave të njeriut/ Art vizual OraFilm Marubi
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë II Letërsi/Debat/Lexime Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë- Jonila Godole
Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” Arti lirik operistik Shoqata “Kulturë – Media – Art”
Giffoni Shqipëria Film Festival Festival Mediavision
“Gjashtë personazhe kërkojnë autor” Teatër/Laborator eksperimental Teatri Shëtitës
“Historia e Çamërisë së Epirit” Studim/Histori Kristo Frashëri
“Historia e Penelopës” Teatër/shfaqje Taulanda Jupi
Informal Mind, edicioni 2 Art kontemporan/Muzikë/Art vizual M.A.M
International festival “Jazz in Albania” Muzikë jazz/Festival Shoqata “Syri blu”
Javët e dizajnit në Tiranë 2015 Art pamor Universiteti Polis
Kaba 2.0 festival Muzikë,branding Albania Rek Remont Kapital
Kadare: bibliografi – vëllimi II Letërsi/Bibliografi Lili Sula, Jorina Kryeziu
Karnavalet e Shkodrës 2015 Arti i rrugës/ Traditë Venice Art
Këngë e nënës Muzikë/Koncert recital Kastriot Tusha
Klasat Kreative Edukim artistik/ Zhvillim audiencash Qendra Revision
Klubi i kritikës shqip Kritikë Fondacioni Mapo
Koloni e teatrit alternativ Teatri alternativ, zgjerimi i veprimit Shoqata Europiane e Teatrit Bashkëkohor Shqiptar A.T.K
Koncert premierë i kuintetit të Universitetit të Arteve me vepra që luhen për herë të parë në Shqipëri Muzikë/Koncert Vojsava Manaj
Koncert Simfonik Pianistik me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar Muzikë klasike/Koncert simfonik Redi Llupa
Koncerte muzike dhome nën moton “Wunderkind – fëmija gjeni” Muzikë dhome/Koncerte Endri Nini
“Kostandin”, bazuar në romanin e njohur “Kush e solli Doruntinën” nga Ismail Kadare Teatër/Shfaqje artistike Laert Vasili
Kulinaria është art Dokumentar/Traditë Ahmet Dursun dhe Rajmonda Nelku
Letërsia shqipe e diasporës, 1944 – 1990 (Historiografi V. I, Antologji V.II) Letërsi/Historiografi Leka Ndoja
“Mall për vendlindjen” Muzikë/Koncert recital Justina Aliaj
Mbështetje për seksionin art dhe kulturë të revistës “Europa” Revistë/Botime Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare
Mjeshtra të pikturës shqiptare – fillimi i viteve 1900 Botim/Katalog arti Xhoan Guga
“Muza rome 2” Muzikë/Trashëgimi/Traditë Integrimi i romëve të veriut
“Muzeu i memories” Muze virtual/Arti ndaluar Instituti Shqiptar i Studimeve Politike
Netët e muzikës klasike Muzikë klasike/Biennale Haig Zacharian, Florian Vlashi
“Oda e hapur” Letërsi/ Televizion Mimoza Hysa
“Orët” Krijimtari / Operetë Fondacioni Pelod
Organizimi i festivalit letrar për të rinj “Tiranë 2015” (Edicioni I) Letërsi/Festival “Toena”
Panairi i XVIII i librit “Tirana 2015” Letërsi/Botime/Promovime Shoqata e botuesve shqiptarë
“Pianodrom” Muzikë/Festival ndërkombëtar pianistik Aelfio
Pesë këngët e Shekspirit Teatër/Shfaqje alternative Demaj/ Nikolla
Poeteka Letërsi/Festival/Botime/Rezidencë/Revistë Shoqata Poeteka
Polifonia e Feltartit në telajo Art pamor/Traditë Mimi Memiaj
Postromanticizmi në literaturën e kontrabasit dhe vlerat interpretative Muzikë/Koncert recital Dritan Gani
Prof. Francesco Altimari: Arbëreshët: Një urë në / për kulturën kombetare” Letërsi/Studim Shtëpia botuese dhe studio letrare Naimi
Festivali i librit dhe i arteve (Pranverë 2015) Art&Kulturë&Letërsi Shoqëria e librit shqip
Revista “JugART” Revistë/Botime Blerim Kore
Revista kulturore “Symbol” Revistë/Botime Orjela Stafasani
Revolta e Spaçit Letërsi/Botim Bedri Blloshmi
Rritje kapacitetesh për “Unlimited” Organizata artit gjithpërfshirës. Rritje kapacitetesh/ Shkrim projektesh/ Ekspertiza EU Fondacioni “Rruga me pisha”
Rroku në shkollë Edukim /Muzikë bashkëkohore/ Audienca të reja Eduard Dashi
Sabat 2015, “Punëtori mbi mjeshtërinë e shkrimit në prozë dhe poezi” Letërsi/Edukim Luljeta Leshanaku
“Shqiptarët” Gazetari/ Publicistikë/ Antropologji kulturore Ben Andoni
Simfonia nr.1, “Shfaqu Zot!”, për bariton, kor dhe orkestër simfonike me katër kohë Muzikë simfonike/Krijimtari David Tukiçi
Street Art Albania Arti i rrugës Artsmedia
“Teatralitura” Botim/ Arti skenik Romeo Kodra
Teatri në edukim, “Imagjinatë e rrugëtim” Edukim/ Teatri në edukim Qendra e Hulumtimit Progresiv
TullaTv Media kulturore online Qendra KulturoreTulla
Turneu veror i talenteve të reja Turneu veror i talenteve të reja Fondacioni Dritan Hoxha
Vox Baroque Festivali i Muzikës së Vjetër Qendra Vox Baroque
Zëri i një kitare të thyer Muzikë/Riaftësim/Sensibilizim Volart Production

Burimi: http://www.ata.gov.al/shpallen-82-projekte-fituese-per-projekt-propozime-2015-ne-art-dhe-kulture-nga-mk-223184.html

Related posts