Shkëlzen Doli dhe Nexhmije Pagarusha, 2 nga surprizat e koncertit “3 Tenorët”

Shkëlzen Doli dhe Nexhmije Pagarusha, 2 nga surprizat e koncertit “3 Tenorët”

Tiranë, 30 Janar / ATSH – Në përfundmimin e provave të koncertit “3 Tenorët” në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, organizatorët dhe disa nga pjestarët dhe të ftuarit e aktivitetit kanë zhvilluar konferencën për shtyp, gjatë së cilës janë zbuluar edhe disa nga surprizat dhe programi i cili do të zhvillohet te shtunen Live në sallen me te madhe koncertore ne  vend.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Publik Shqiptar kësaj here do të vijë nën dirigjimin e mjeshtrit të madh Amerikan, Glen Cortese, dhe ky i fundit është edhe dhurata që Ambasada Amerikane i ka bërë buqetës së muzikantëve dhe edicionit të 14-të të koncertit të përvitshëm të muzikës klasike, dhe këtë fakt e ka bërë me dije vetë producenti i “3 Tenorëve”, Edmond Tullumani, gjatë konferencës për shtyp.

“Ramë Lahaj(tenori kosovar i njohur në nivele ndërkombëtare), Faik Hondozi(tenor i Vjenës e në karrierë) dhe Liridon Sadriu(tenori i ri i pagëzuar si “Gaqo Çako i ri) do të jetë edhe 3-shja e famshme e tenorëve, ku gjatë programit do të intepretojnë disa perla botërore si Arie, muzikë Napoletane dhe plot muzikë Qytetare Kosovare dhe Shqiptare, muzikë kjo e fundit realizuar nga mjeshtrat Edmond Zhulali, Alqi Lepuri dhe Robert Radoja” u shpreh Producenti Tullumani gjatë konferencës.

Ndërkohë që edhe suprizat nga të ftuarit e mbrëmjes nuk do të mungojnë gjatë natës, ku tenori i njohur Kastriot Tusha dhe sopranoja Romona Tullumani do të performojë gjatë shfaqjes, e cila do të ketë si spektatore speciale artisten e Madhe Nexhmije Pagarusha.

Edhe prania e perlës pianistike shqiptare në orkestër Genc Tukiçi, është një tjetër faktor që tregon nivelet e larta që premtojnë një program të larmishëm muzikor të po këtij kalibri.

Super surpriza e cila vjen si një dhuratë nga Ambasada e Kosovës, është edhe prania dhe intepretimi gjatë programit i violonistit të shquar Shkëlzen Doli, i cili ka pranuar menjëherë ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

“Jam mjaft i lumtur që ndodhet në Tiranë për herë të dytë”, është shprehur gjatë konferencës edhe dirigjenti Glen Cortese, i cili pasi ka falenderuar e përgëzuar Tullumanin për organizimin dhe realizimin në çdo detaj, ka shtuar se “në Tiranë kam rënë në dashuri me njerëzit, muzikantët dhe orkestrën që herën e parë, dhe këtë ftesë e kamë mirëpritur me kënaqësi:.

Nga ana tjetër tenori Kastriot Tusha i cili në këtë edicion të 14-të vjen si i ftuar, në fjalën e tijë përshëndetëse është shprehur se “Kombëtarja e tenorëve, oda mbarëshqipëtare na bën të ndihemi krenarë për spektalin i cili do të prezantojë artistët dhe shkollën e suksesshme shqiptare në skenë, mbrëmjen e 31 janarit”.

Burimi: http://www.ata.gov.al/shkelzen-doli-dhe-nexhmije-pagarusha-2-nga-surprizat-e-koncertit-3-tenoret-217116.html

Related posts