Koncerti ‘Tre tenorët, mbrëmjen e 31 janarit në Pallatin e Kongreseve

Koncerti ‘Tre tenorët, mbrëmjen e 31 janarit në Pallatin e Kongreseve

Postuar më 10:04 – 28 Janar 2015 nga Almarina Gegvataj në Art, Kulture dhe Argetim, Interesi Njerezor, Lajme Nga Vendi

TIRANE, 28 Janar/ATSH/- Koncerti i madh elitar “Tre tenorët” rikthehet të shtunën e 31 Janarit, ora 19.00, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve .

Koncerti “Tre tenorët” është kthyer tashmë në traditë prej katërmbëdhjetë vitesh dhe këtë vit, ndryshe nga tradita që zhvillohet në dhjetor është menduar për muajin janar.

Tre tenorët e nderit të këtij koncerti do të jenë tenorët nga Kosova Faik Hondozi, Liridon Sadriu dhe Rame Lahaj.

Të ftuar special do të jenë tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha, Ramona Tullumani dhe pjesëmarrja e veçantë e violinistit me famë ndërkombëtare, Shkelzen Doli./a.g/

 

Burimi: http://www.ata.gov.al/koncerti-tre-tenoret-mbremjen-e-31-janarit-ne-pallatin-e-kongreseve-216274.html

Related posts