“Këngët që s’ harrohen”, perla e muzikës popullore në TKOB

“Këngët që s’ harrohen”, perla e muzikës popullore në TKOB

Perlat e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme janë sjellë në një koncert për artdashësin kryeqytetas.

Nën titullin “Këngët që s’ harrohen” në  skenën e TOKB u sollën krijimet e kompozitorëve Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Muharrem Gurra. Të gjitha sipas teksteve dhe muzikës orgjinale.

Larmia e kostumeve dhe repertori i zgjedhur i solistëve Greta Zani, Aranit Hoxha, Astrit Shëngjergji, si dhe grupi vokal i Ansamblit Popullor, mori vlerësimin e merituar nga një publik i të gjitha moshave.

Megjithëse u vu re mungesa e 2 këngëtarëve të ftuar, Kastriot Tusha dhe Sinan Vllasaliu, magjia e këngës popullore arriti edhe një herë tjetër të prekë zemrën e publikut.

Pas një mbrëmje speciale, dëshira e vetme e publikut kryeqytetas është që ajo të përsëritet.

Burimi: OraNews

Related posts