“Këngë që nuk harrohen”, perlat e muzikës qytetare në skenën e TKOB

“Këngë që nuk harrohen”, perlat e muzikës qytetare në skenën e TKOB

Këngët që nuk harrohen” është koncerti i cili ngjitet në skenën e TKOB për herë të parë.

Në koncert do të kendohen këngët më të bukura të Shqipërise së Mesme nga krijuesit Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Muharrem Gurra, me tekstet dhe muziken origjinale.

Ndërsa të ftuar specialë janë dy këngëtarë të njohur Kastriot Tusha dhe Sinan Vllasaliu. Një kombinim që për Tushën do ti dhurojë publikut një mbrëmje të veçantë.

Për Drejtorin e Ansamblit Popullor, Sulejman Baltëza, ky koncert është mjaft i veçantë sepse është përzgjedhur një repertor i cili preferohet shumë nga publiku shqiptar.

Koncerti “Këngët që nuk harrohen” do të ngjitet në skenë në datë 4 mars dhe në do marrin pjese gjithashtu solistet Greta Zani, Aranti Hoxha si dhe grupi vokal i Ansamblit Popullor.

Burimi: OraNews

Related posts