Atifete Jahjaga merr pjesë në mbrëmje bamirësie

Atifete Jahjaga merr pjesë në mbrëmje bamirësie

Shoqata Down Syndrome Kosova ka organizuar Mbrëmjen e Bamirësisë, një ngjarje e veçantë ku të gjithë pjesëmarrësit do të shprehin ndihmën, solidaritetin dhe kontributin për plotësimin e nevojave elementare të komunitetit të prekur me sindromin Down.

Kjo mbrëmje ka një qëllim primar: Ngritjen e fondeve për ndërtimin e qendrës që do të ofrojë shërbime për komunitetin dhe fëmijët e prekur me sindromin Down.
Të pranishëm do të jenë presidentja Atifete Jahjaga si dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe shumë të ftuar të tjerë që kanë shprehur gatishmërinë për t`ju ndihmuar fëmijëve me sindromin Down, njofton Tibuna Channel.

Mbrëmja mbahet më 19 Mars (e enjte) në Swiss Diamond Hotel me fillim nga ora 19:30, në udhëheqjen e moderatorit të njohur Adi Krasta, me ankand dhe program artistik nga artistët e mirënjohur: Kastriot Tusha, Elizabeta Krasniqi, Liridon Sadriu, Adelina Paloja, Adelina Thaçi, Sanije Matoshi, Luan Durmishi, grupi Art Dizajn dhe orkestra me muzikantë të njohur kosovarë, në drejtimin e Blerim Emerllahut.

Burimi: Gazeta Tribuna

Related posts