“Arti përtej shikimit” / Koncert me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit te Bardhë

Postuar më 20:03 – 14 Tetor 2014 nga Klajdi Musabelliu në Art, Kulture dhe Argetim, Interesi Njerezor, Lajme Nga Vendi

Koncerti-Arti-pertej-shikimit-Foto-Agim-Dobi-1Koncerti-Arti pertej shikimit Foto Agim DobiTiranë, 14 Tetor / ATSH/.- “Arti përtej shikimit” quhej koncerti i dhene sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar me rastin e 15 tetorit, “Ditës Ndërkombëtare të të Verbërve”, ku emra të njohur të skenës dhe ekranit në vend si,  Manjola Nallbani, Era Rusi, Rosela Gjylbegu, Bujar Qamili etj, kanë performuar përkrah artistëve të komunitetit të të verbërve të vendit si, Ada Shalari, Blerina Shalari, Gjok Vata, Hekuran Kërçiku etj.

Ata kanë dhuruar mjaft emocione për të pranishmit në sallë nëpërmjet intepretimit të tyre me anën e dueteve.

Mesazhe dhe thirrje të rëndësishme kanë ardhur nëpërmjet koncertit për 15 tetorin si dita simbol e cila i shërben komunitetit të të verbërve  për të kërkuar respektimin e të drejtave të fituara, por edhe për të promovuar arritjet në fusha të ndryshme profesionale, artistike etj.

Koncerti-Arti-pertej-shikimit-Foto-Agim-Dobi1Koncerti-Arti pertej shikimit Foto Agim Dobi (1)Me qëllim sensibilizimin e opinionit publik, qeverisë, apo çdo instance, që të rritet sa më shumë vëmëndja edhe financimi ndaj problematikave që has ky komunitet, koncerti i quajtur “Arti Përtej Shikimit” erdhi si një ndër aktivitetet që organizohen me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë”.

E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila e ka përshëndetur dhe mbështetur aktivitetin e organizuar nga Qëndra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë.

Nuk kanë munguar edhe mesazhet nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, të cilët në pamundësi për të qënë të pranishëm në aktivitet, i kanë përcjellë ato permes letrave të dërguara që janë lexuar gjatë koncertit.

Edicioni i tetë i koncertit “Arti Përtej Shikimit”, i cili erdhi si pjesë edhe e një traditë tashmë, vë në dukje edhe mbështetjen që artistët e komunitetit të verbër, gjejnë nga komunitetit i artistëve të njohur të vendit si, Frederik Ndoci, Kastriot Tusha, Irini Qirjako, motrat Libohova etj, te cilet promovojnë edhe talentin e artistëve të këtij komuniteti.

 

/k.m//a.ke/

 

Burimi: http://www.ata.gov.al/arti-pertej-shikimit-koncert-me-rastin-e-dites-nderkombetare-te-shkopit-te-bardhe-184039.html

Related posts